Ali Ahmeti pjesë e marshit “Drejtësi, jo politikë”

Ali Ahmeti pjesë e  marshit “Drejtësi, jo politikë”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbërritur në Prishtinë dhe po merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, për të kërkuar drejtësi në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ai u prit nga ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, me të cilin shkëmbyen përshëndetje të ngrohtë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po ashtu është parë teksa po merr pjesë në marsh.

 

 

Shpërndaje në: