Alidema flet për Periskopin: Të gjitha arritjet e mia i dedikohen familjes dhe babait tim të ndjerë
Kosova njihet si vend për prodhimin e talentëve, që tash po i shohim në Evropë.
Një ndër ta është edhe ylli i Llapit, Festim Alidema, i cili padyshim mund të thuhet se ka qenë lojtari që ka shkëlqyer më shumë këtë sezon në Superligë, shkruan Periskopi.
Alidema ka shënuar tetë gola deri tani në kampionat, teksa ndan vendin e parë me sulmuesin e Flamurtarit, Alban Shillova.

21-vjeçari mbrëmë në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovos për lauretatët e vitit 2018 u zgjodh në formacionin më të mirë të sezonit.
Ish-lojtari i Vllaznisë së Pozheranit njëkohësisht ishte edhe lojtari më i ri që bënte pjesë në këtë formacion, bashkë me portierin Visar Bekaj, i cili për disa muaj është më i vjetër se sa Alidema.

Ky i fundit ka folur për Periskopin për këto arritje, duke thënë: ”Është një nder i madh për mua pasi që jam lojtari më i ri në formacionin e vitit 2018. Jam shumë i gëzuar”.

Alidemës fatkeqësisht i kishte vdekur babai kohë më parë, por ai nuk e harron dhe gjithë këtë punë ia dedikon atij dhe familjes në këtë botë: ”Ky çmim i dedikohet familjes time në këtë botë dhe në botën tjetër”.
Se çfarë ëndrre ka ai për të ardhmen dhe cili është synimi i tij, talenti nga Pozherani u shpreh: ”Ëndrra ime është që të luajë në Evropë. Do ta jap maksimumin për t’ia arritur qëllimit tim”, u shpreh Festim Alidema për Periskopin. /Periskopi
LEXO EDHE: Superliga, ky është formacioni më i mirë i vitit 2018



