Alisson pas transferimit te Liverpool: Ëndrra m’u bë realitet (Foto)
Liverpooli ka nënshkruar me Alisson Beceker, njërin nga poriterët më të mirë në botë
Klubi anglez po vuante për një portier cilësor tash e sa vite dhe tani në kohën e duhur e ka sjellur në skuadër Alisson Becker, shkruan Periskopi.
25 vjeçari është portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit pasi Liverpooli pagoi plotë 75 milionë euro për të.
“Unë jam shumë i lumtur, është një ëndërr e bërë realitet, të veshë fanellën e një klubi kaq të famshëm që gjithmonë ka ambicie për të fituar,” ka thënë Alisson.
“Ky është një hap i madh në karrierën time. Unë do të jap gjithçka për Liverpoolin,”. /Periskopi/




