Aliu njofton shpërndarjen e 178 makinerive bujqësore për fermerë ferizajas
Kryetari i Ferizajt, njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Agim Aliu, ka shpërndarë sot makineri dhe pajisje bujqësore për 178 bujq e fermerë lokalë, nga gjithsej 281 përfitues të kësaj skeme.
Aliu tha se mbështetja për sektorin e bujqësisë ka qenë prioritet i qeverisjes së tij, duke bërë të ditur se vetëm gjatë këtij mandati janë investuar mbi 10 milionë euro përmes subvencioneve të Drejtorisë së Bujqësisë.
“Si asnjëherë më parë në historinë e qeverisjeve në Ferizaj, kemi mbështetur fuqishëm bujqit dhe fermerët tanë. Shpërndarja e këtyre mekanizmave dhe pajisjeve bujqësore u sjellë atyre lehtësi në punë, zgjerim të kapaciteteve, cilësi më të lartë të produkteve dhe një treg më të pasur”, ka shkruar Aliu.
Postimi i plotë:



