Aliu pret në takim Princin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Flasin për ndërtimin e parkut të paqes e projekte tjera
Kryetari i Ferizaj ka pritur në takim Princin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Shejh Ali El Mualla.
Aliu ka thënë se me të ka biseduar për mundësitë e ndërtimit të parkut të paqes në Ferizaj dhe një mori projektesh me rëndësi strategjike e zhvillimore për Ferizajn.
Shkrimi i plotë:
Ferizaj pati nderin e veçantë të pres në vizitë, Princin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Shejh Ali El Mualla i cili përfaqëson Asociacionin “The World Park for Peace” me qendër në Dubai, me të cilin bashkëbiseduam mbi mundësitë e ndërtimit të parkut të paqes në Ferizaj dhe një mori projektesh me rëndësi strategjike e zhvillimore për Ferizajn.



