Alkool, futbolli dhe mbi 400 femra – njihuni me të çmendurin e futbollit
Ish-anëtari i Chelseas dhe Birminghamit, Roy McDonough, përfundimisht është njëri ndër futbollistët më të çmendur që ka njohur historia e futbollit.
Ky ish-futbollist kontrovers gjatë karrierës së tij ka pasur rekord prej 22 kartonëve të kuq, ndërsa ka qenë shumë aktiv edhe jashtë fushës së lojës.
“Futbollisti më i çmendur që ka shënuar në fushë, por edhe jashtë saj”, është përshkrimi i medieve angleze për Roy McDonough, i cili sot feston 60 vjetorin e lindjes.
Për 18 vjet karrierë, Roy ka luajtur në 650 ndeshje, ka shënuar 150 gola dhe është ndëshkuar 22 herë me karton të kuq.
Ishte shumë aktiv edhe jashtë fushës.
Në autobiografinë e tij ka zbuluar se ka pasur mbi 400 partnere, e ka pranuar se ka dashur të ketë orgji me bashkëlojtarët, ndërsa sëmundjet seksualisht të transmetuara nuk kanë qenë të panjohura.
Moto e tij e jetës ka qenë: “Fito ose humb, por gjithsesi pi”!
Shumë herë ka vozitur në gjendje të dehur, por për fat të mirë nuk ka pasur aksidente të rënda. Njëherë i ishte marrë patentë shoferi për 30 muaj.



