Allahu tregohet i madh: Sheikët e Katarit bëhen kampionë të Azisë (VIDEO)
Katari ka arritur të shpallet kampion i Azisë, pas fitores mbresëlënëse ndaj Japonisë.
Katari fitoi me rezultat 3-1 përballë japonezëve, që ishin tërësisht jashtë elementit të tyre këtë ndeshje.
Fillimisht Almoez (12′) shënoi një supergol në stilin gërshërë e më pas Hatim (27′) me një tjetër gol të bukur mbyllën pjesën e parë me avantazhin e dy golave.
https://www.youtube.com/watch?v=vZMivhlhEq0
https://www.youtube.com/watch?v=Rthil9sm3Ow
Minamino (68′) ngushtoi diferencën, para se Afif (83′) t’i jepte goditjen përfundimtare Japonisë për rezultatin 3-1.
https://www.youtube.com/watch?v=j53BXWPlsWY
Vlen të ceket se ky ishte goli i parë i pësuar për Katarin që nga fillimi i këtij kompeticioni dhe është hera e parë në historinë e këtij shteti që fiton trofeun e Kupës së Azisë. /Periskopi




