Allegri befason: Ronaldo nuk do të startojë
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të pushojë ndaj Udineses.
Juventusi takohet nesër mbrëma me Udinesen në Serie A, pak ditë para ndeshjes së kthimit me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.
‘Bardhezinjët’ u mposhtën 2-0 në ndeshjen e parë, teksa shpresojnë për një rikthim të mundshëm në ‘Juventus Stadium’ javën e ardhshme, arsyeja pse edhe portugezi do të lihet në stol, transmeton Periskopi.

”Cristiano Ronaldo është i gatshëm, por do të jetë në stol”.
“Dybala ende po luan me atë goditjen që mori në Madrid, Mandzukic ka disa shqetësime në gju”.
“Ata janë stërvitur përveç ditës së sotme, por janë më mirë. Do të vendosim nesër në mëngjes, kur të takohemi para ndeshjes”, tha tekniku italian. /Periskopi/



