Allegri kërkon që Juve të përmirësohet edhe më shumë
Juve fitoi 3 me 0 me rezultat të përgjithshëm ndaj Portos, por Allegri fton ekipin e tij që të përmirësohet akoma.
“Duhet të përmirësojmë kualitetin e lojës. Objektivi ishte të arrijmë në top-tetë tani të shohim me kë do të ballafaqohemi. Duhet të përmirësojmë lojën sepse në pjesën e dytë lamë shumë për të dëshiruar, pasi që rezultati nuk është gjithçka”, ka thënë Allegri pas takimit.



