Allegri: Kjo skuadër është favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

Allegri: Kjo skuadër është favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

Max Allegri ka thënë se Real Madrid është favorit për ta fituar përsëri Ligën e Kampionëve

Trajneri italian beson se skuadra e tij po rritet secilën herë e më shumë, ndërsa ka potencuar se duhet që të ketë fat për ta kaluar tutje në gjysmë-finale, transmeton Periskopi.

‘Zonja e Vjetër’ do të luajë pikërisht ndaj Realit në çerek-finale të garës më prestigjioze për klube.

“Madridi? Do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme të futbollit,” ka thënë Allegri në konferencën para ndeshjes me SPAL-in.

“Nëse do të luajmë mirë dhe do të kemi fat, kalojmë tutje, nëse jo shkojmë në shtëpi. Ne duhet të jemi krenar që jemi në mesin e tetë skuadrave më të mira në Evropë.

“Ashtu siç e kam thënë më herët, ata janë favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve. Nëse do t’i mposhtim ata do të ishim dy herë më shumë të lumtur,”./Periskopi/

Shpërndaje në: