Allegri merr vendim që nuk do t’i pëlqejë aspak Ronaldos

Allegri merr vendim që nuk do t’i pëlqejë aspak Ronaldos

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka mbetur pa një privilegj që e ka gëzuar në klubet që ka luajtur më parë.

Portugezi nuk do t’i kryejë më gjuajtjet e lira, së paku ato që janë më afër portës së rivalit.

Vendimi i marrë nga trajneri Massimiliano Allegri do të hyjë në fuqi që nga ndeshja e stome me Cagliarin, ndërsa kjo detyrë u është besuar dyshes Miralem Pjanic dhe Paolo Dybala.

Allegri ka thënë  se Ronaldo është djalë i mençur dhe e di që Pjanic e Dybala janë të shkëlqyeshëm nga gjuajtjet e lira.

Pra, gjuajtjet e lira, deri në 20 metra, nga ana e djathtë do t’i kryejë Dybala, ndërsa nga e majta Pjanic.

Ronaldo në dhjetë javët e para e pati këtë privilegj, por nuk shkëlqeu, prandaj Allegri ka vendosur të ndryshojë strategjinë./Periskopi/

Shpërndaje në: