Allegri: Tash ta fitojmë titullin e Serie A
Massimiliano Allegri i ka falënderuar lojtarët e Juventusit pas triumfit të tretë radhazi në Coppa Italia.
“Duhet t’i komplimentojmë djelmoshat për ndeshjen e shkëlqyer, një gjysmë e parë e jashtëzakonshme, ndërsa edhe Lazio meriton komplimente për të gjithë sezonin”, ka deklaruar Allegri për Rai Sport.
“Tash kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme kundër Crotones që t’i japim fund garës për titull”, ka shtuar trajneri.
Bianconerëve u nevojitet vetëm një fitore në dy xhirot e mbetura që të shpallen kampionë të Italisë.
Nga ana tjetër, ata do të luajnë edhe në finale të Ligës së Kampionëve më 3 qershor në Cardiff kundër Real Madridit.



