Allegri tregon se kur vendoset titulli
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se ndeshja ndaj Genoas do të jetë vendimtare në luftën për titull.
“Nga e premtja, ne do të luajmë çdo tri ditë, kështu që këto pikë janë fundamentale. Scudetto do të vendoset”.
“Ne kemi bërë një udhëtim të mirë si klub dhe ekip. Gjëja më e rëndësishme është që të përballemi me ndeshjet me modesti dhe të mos harrojmë se ende nuk kemi fituar asgjë. Le të kufizojmë euforinë. Entuziazmi na ndihmon të stërvisim më shumë, por me eufori mund të dështoni”.
“Të gjithë po presin që Juventusi të bie, por të dielën është vendimtare për luftën për titull dhe neve na duhet një performancë e fortë”, u shpreh Allegri.



