Allegri zbulon skuadrën me të cilën nuk dëshiron të ballafaqohet në çerek-finale të Champions League

Allegri zbulon skuadrën me të cilën nuk dëshiron të ballafaqohet në çerek-finale të Champions League

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk dëshiron të takohet me Barcelonën në çerek-finale të Champions League

‘Zonja e Vjetër’ eliminoi  Tottenhamin javën që shkoi dhe siguroi biletën për fazën tjetër të kompeticionit më prestigjioz evropian për klube, shkruan Periskopi.

Skuadra e Allegrit e mposhti Tottenhamin me rezultat të përgjithshëm 4:3, ndërsa trajneri italian nuk dëshiron që në rundin tjetër të takohet me Barcelonën.

“Skuadra e vetme me të cilën nuk dua takohem është Barcelona, sepse çdo vit është Barcelona, Barcelona, Barcelona. Tani të ndalet kjo!,” ka thënë Allegri. /Periskopi

Shpërndaje në: