Allegri zëvendëson Wengerin?

Allegri zëvendëson Wengerin?

 

Allegri shihet pasuesi ideal i Wengerit te Arsenali.

Arsene Wenger mund të largohet këtë verë nga Arsenali dhe Massimiliano Allegri është i pari në listë për ta zëvendësuar francezin, raporton “The Sun”, transmeton Gazeta Express.

Wengeri është duke u kritikuar në Premierligë pasi ka mbetur 13 pikë larg zonës Champions League dhe duket se i ka ditët e numëruara në stolin e “Topçinjve”.

Allegri ka kohë që lidhet me një kalim në Angli dhe tabloidi britanik raporton se ai është gati për Premierligë, madje është duke e mësuar edhe gjuhën angleze.

Shpërndaje në: