Allerdyce po shkarkohet. Kush do të jetë trajner i ri i Anglisë?

Allerdyce po shkarkohet. Kush do të jetë trajner i ri i Anglisë?

Menagjeri i Kombëtares Angleze të futbollit po përballet me një hetim të hapur nga Federata angleze e futbollit. Bastoret në Angli kanë nisur të vënë baste nëse ai do të shkarkohet qysh në ndeshjen e radhës ndaj Maltës.

Bastorja William Hill e kuoton shkarkimin e tij që në ndeshjen e radhës me 3.25 ndërkaq qëndrimin me 1,33.

Por kush do të ishte trajner i ri i kombëtares angleze të futbollit: Alan Pardew i Crystal Palace duket se i ka gjasat më të mira. Pas tij është legjenda e United, trajneri i papunë Steve Bruce. Gjasa ka edhe trajneri i Bournemouth Eddie Howe. Southgate, Klinsmann e Hoddle, Gary Neville e Slaven Biliç kanë më pak gjasë.

 

 

Shpërndaje në: