Alli vlen më shumë se Pogba

Alli vlen më shumë se Pogba

Harry Redknapp mendon se Dele Alli është një lojtar më i mirë se Paul Pogba dhe vlen më shumë se francezi.

 Dele Alli është duke përjetuar një supersezon me Tottenham Hotspur, ku ka shënuar më shumë se 20 gola dhe mbi 10 asistime në të gjitha garat edhe pse një mesfushor.

“Sa është vlera e Dele Allit tani? 90 milionë funte? Ndoshta më shumë? Paul Pogba kushtoi aq shumë, ndërsa Alli është një lojtar më i mirë”, ka thënë trajneri i njohur anglez.

Ndryshe, për Allin është folur shumë në Angli dhe Evropës, ndërsa një transferim i tij do të ndodhte vetëm nëse paguhet shifra mbi 100 milionë euro.

 

Shpërndaje në: