Alma Lama ka fituar gjyqin kundër Gold AG

Alma Lama ka fituar gjyqin kundër Gold AG

Deputetja e kuvendit të Kosovës, Alma Lama ka konfirmuar për “Zerin”, se gjykata ka pranuar kërkesat e saj kundër këngëtarit, Arjan Agushit. Lama ka kërkuar nga gjykata për bllokimin e këngës “Shqiptar 2”, si dhe bllokimin e llogarive bankare të këngëtarit. Gjykata e shkallë së parë ka vendosur të pranoj dy kërkesat e mija në padinë kundër Arjan Agushit, për ta vendosur masën e sigurisë, përkatësisht bllokimin e këngës “Shqiptari 2” dhe t’ua bllokoj llogarite bankare. Tani pritet të bëhet shqyrtimi i lëndës në procesin gjyqësor”, ka thënë Lama për “Zeri.info”.

Ndryshe, Policia e Kosovës, e kishte intervistuar reperin e njohur si Gold AG. Për serinë e parë të kësaj kënge, në të cilën po ashtu pati nxitur urrejtje fetare e racore, për çka edhe e kishte liruar më pas.

 

Shpërndaje në: