Alonso i përgjigjet Valverdes dhe Viniciusit: Këtu vendimet i marrë unë
01 Oct, 13:09
Real Madrid shënoi një fitore të thellë ndaj Kairat në Ligën e Kampionëve, dhe pas ndeshjes trajneri Xabi Alonso foli për tri çështjet kryesore: hat-trikun e Mbappes, zëvendësimin e Vinicius Jr. dhe lënien e Federico Valverdes në bankën rezervë.
Alonso u shpreh i kënaqur me seriozitetin e skuadrës. “Vinim me objektiv të qartë, për të fituar. Objektivi u arrit, lojtarët luajtën me përkushtim. Tani na pret Juventusi, ndërsa në kampionat mendojmë për Villarrealin”.
Për Valverden, i cili mbeti në bankë, trajneri spanjoll sqaroi se është ai që i merr vendimet në skuadër, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.