Alves zbulon klubin e ri live në një televizion në Brazil (Foto)
Ish ylli i Barcelonës ka shtuar spekulimet rreth transferimit në Man City, pas raportimeve rreth shkëputjes së kontratës në Juventus.
Mbrojtësi brazilian ka pranuar se admiron trajnerin e Citizens, Pep Guardiola.
“Nuk e di se çfarë është duke ndodhur, nëse largohem nga Juventus do ta bëj pa asnjë problem”, deklaroi Alves për një televizion në Brazil, përcjell “lajmi.net”.
“Man City, klubi im i ri? E dini admirimin tim për Pep Guardiolën”, theksoi ai.



