Amatorizëm i fëlliqt te Prishtina: I madh e i vogël luajnë bastore së bashku
Mirel Josa, kryetrajneri i Prishtinës nuk është i vetmi nga klubi i kryeqytetit që ka merak vënien e basteve, por janë edhe të tjerët, të cilët tregohen më të kujdesshëm se trajneri nga Shqipëria
Mirel Josa sot për herë të dytë brenda pak muajve është fotografuar nga Periskopi duke vënë baste në njërën nga bastoret e shumta që janë në kryeqytetet.


Ndërkohë, burime të Metros brenda klubit të Prishtinës bëjnë të ditur se Mirel Josa ka merak të vë baste nga ndeshjet e kampionatëve ndërkombëtare.
Te Prishtina nuk është vetëm Josa që vendos baste, janë edhe trajnerët e tjerë si dhe disa nga kryesia e klubit, por ata tregohen më të kujdesshëm dhe dërgojnë dikë tjetër për t’ia shtypur tiketat.
Madje edhe Afrim Muçiqi që është aksionar i klubit është një bastvënës i rregullt, derisa i vetmi që tregohet i kujdesshëm dhe nuk luan asnjëherë bastore është pronari i klubit, Remzi Ejupi, i cili një gjë të tillë nuk e bën për shkak të parimeve fetare.
Ndryshe, pavarësisht kohës që kalon në bastore, Josa u tregua i suksesshëm duke e shpallur Prishtinën kampione vjeshtore të Ipko Superligës.
Trajneri shqiptar i Prishtinës maniak i bastoreve, kapet në banak të saj (Foto)



