Amatorizëm në Francë, Marseille mposhtet nga ekipi i ligës së katërt

Amatorizëm në Francë, Marseille mposhtet nga ekipi i ligës së katërt

Në këtë fundjavë janë zhvilluar edhe ndeshjet e Kupës së Francës të rrethit të 32 më të mirave. 

Shorti e vuri përballë Marseillen me një ekip të ligës së katërt, Andrezieux, raporton Periskopi.

Ndeshje e lehtë në letër për ish kampionët e Ligue 1, por në fushë doli krejt e kundërta.

Vendasit arritën fitore historike, duke e mposhtur Marseillen me rezultat 2 me 0, ku golat u shënuan nga Ngwabije (17′) dhe Milla (82′).

Kjo është hera e parë për ekipin e Andrezieux që kalon në rrethin e 16 më të mirave.

Marseille në këtë ndeshje luajti gati me formacionin e plotë, por befasisht doli me kokën e ulur nga ky takim. /Periskopi

Shpërndaje në: