Amatorizëm total: Krahasojnë rrogën e futbollistit me të Presidentit

Amatorizëm total: Krahasojnë rrogën e futbollistit me të Presidentit

Një situatë tejet e pakëndëshme ka ndodhur sot me disa raportime të mediave, ku thuhet se futbollisti i Feronikelit, Hamed Kone ka rrogën më të madhe se sa presidenti Hashim Thaçi.

Sipas disa spekulimeve që po qarkullojnë, besohet se Kone është bërë futbollisti më i paguar në elitën kosovare, me një pagë rreth 3,500 euro bruto në muaj.

Kjo do të thotë se ka rrogën 627 euro më të madhe se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që paguhet 2,873 euro, raporton Periskopi.

Në fakt, në asnjë shtet të botës nuk krahasohet rroga që merr një president dhe një futbollist pasi dallimet janë të mëdha, veçanërisht në ato vend ku futbolli është shumë i zhvilluar.

Shembulli më i mirë për këtë është Franca. Presidenti francez, Emmanuel Macron paguhet 13 mijë euro në muaj, ndërkohë ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe fiton mijëra herë më shumë. 1,776,632 milionë euro është rroga e kampionit të botës në një muaj.

Related image

Dhe raportimi i disa mediave mbi këtë krahasim është një banalizim total, pasi në asnjë shtet të botës nuk ka ndodhur që të krahasohet rroga e një futbollisti me atë të presidentit.

Çështja e dytë që ka ngritur debat të madh është edhe deklarata e drejtorit sportiv të Feronikelit, Avdullah Tahiri, i cili në pyetjen se a është e vërtetë që Kone ka pagën aq të lartë – është përgjigjur me ‘nuk e di’.

”Duhet ta vërtetoj edhe unë, sepse ai ka ardhur përnjëherë dhe nuk kam pasur çasje për të. Ai [Kone] ka ardhur një ditë para se të kthehemi ne (nga udhëtimi në Antali). Nuk e di (kohëzgjatjen e kontratës)”, ka deklaruar Tahiri i pyetur nga mediat.

”Detajet e pagave janë konfidenciale, nuk e di kush e ka publikuar këtë”, ka shtuar ai.

Është tejet e çuditshme që tashmë në vitin 2019 një drejtor sportiv nuk e di sa e ka pagën transferimi më i shtrenjtë që ai ka sjellur te klubi i tij.

Nga deklarata e Tahirit mund të kuptohet lirisht që ai nuk mundet ta tregoj të vërtetën sepse ka dallim të madh me lojtarët e tjerë[te paga], që nuk do ta mirëprisnin këtë lajm. Pra, toleranca mes tij dhe futbollistëve tjerë të Feronikelit është zero, përcjell Periskopi.

Në anën tjetër, çështja tjetër që e banalizon më tepër këtë debat është që rrogat e futbollistëve të Kosovës janë konfidenciale, siç edhe ka deklaruar Avdullah Tahiri.

Çdo klub në botë, përveç në vendin tonë, nuk e sheh si konfidencialitet rrogën e futbollistëve.

Sigurisht që këto vaki ndodhin vetëm në Kosovë, pasi rroga e një futbollisti duhet të jetë publike. /Periskopi/

Shpërndaje në: