Ambasada amerikane në Arabinë Saudite paralajmëron për “sulm të afërt”
Ambasada amerikane në Arabinë Saudite paralajmëron për “sulm të afërt” me raketa dhe dronë mbi Dhahran, ku ndodhet edhe një konsullatë e SHBA-së.
Qytetarëve amerikanë iu kërkohet të strehohen në vend dhe të “rishikojnë planet e sigurisë në rast të një sulmi”.
Dhahran, në bregdetin lindor të Arabisë Saudite, është një qendër e madhe e industrisë së naftës.
Aty gjendet edhe selia e kompanisë kombëtare saudite të naftës, Aramco.
Security Alert: Threat of Imminent Missile / UAV Attacks Over Dhahran (Mar. 3, 2026)https://t.co/8CDtwIu1Zp
— U.S. Embassy Riyadh (@USAinKSA) March 3, 2026



