Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënda nga tejkalimi i afateve të vizës

Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënda nga tejkalimi i afateve të vizës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë me përpikëri kushtet e vizave amerikane dhe afatet e lejuara të qëndrimit në SHBA, duke paralajmëruar për pasoja serioze në rast të tejkalimit të tyre.

Në një njoftim zyrtar, autoritetet amerikane theksuan se qëndrimi përtej “datës së pranimit” të përcaktuar në formularin I-94 mund të ketë pasoja të rënda ligjore, përfshirë heqjen e vizës, deportimin e mundshëm, si dhe vështirësi apo pamundësi për të aplikuar për viza në të ardhmen.

“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej datës së caktuar në formularin I-94 mund të sjellë pasoja të rënda, duke përfshirë heqjen e vizës, deportimin e mundshëm dhe pamundësinë për të marrë viza në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Tiranë.

Sipas Ambasadës, tejkalimi i afateve të qëndrimit mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë për të udhëtuar, studiuar apo punuar në Shtetet e Bashkuara.

Shpërndaje në: