Ambasada e Finlandës në Kosovë njofton shtetasit e saj me rregullat e reja
Ambasada e Finlandës në Kosovë ka njoftuar shtetasit e saj se nga 15 marsi duhet të regjistrohen 72 orë nga hyrja në vend.
Ambasada thotë se në rast akomodimi në hotel, regjistrimi mund të bëhet automatikisht.
“Sipas legjislacionit të Kosovës, duke filluar nga 15.3.2026, të gjithë të huajt duhet të regjistrohen brenda 72 orëve nga hyrja në vend menjëherë pas mbërritjes në pikën kufitare, në aeroport ose në stacionin më të afërt të policisë. Gjatë regjistrimit kërkohet adresa e vendqëndrimit. Nëse qëndroni në një vend akomodimi ose hotel, ia vlen të kontrolloni nëse regjistrimi mund të kryhet automatikisht përmes tyre. Opsioni i tretë është të regjistroheni në një shërbim elektronik, të cilin Ministria e Punëve të Brendshme do ta publikojë më vonë”, thuhet në njoftim.
Ambasada finlandeze shton linkun e web-faqes së autoriteteve të Kosovës
“UM nuk mban përgjegjësi për rregullat e hyrjes në shtetet e huaja, siç janë kushtet lidhur me vlefshmërinë e pasaportës ose detyrimi për vizë. Sigurohuni për rregullat aktuale të hyrjes nga autoritetet e vendit të destinacionit, për shembull nga përfaqësia më e afërt e atij vendi”, thuhet në njoftim.



