Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi bën thirrje për njoftim urgjent nga qytetarët që kanë dalë nga Emiratet
Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të cilët kanë qenë në Emirate Arabe dhe janë larguar me vetë-iniciativë, ta lajmërojnë Ambasadën.
Ambasada ka sqaruar se një veprim i tillë do të ndihmojë në përditësimin dhe saktësimin e listës së personave të paraqitur deri më tani, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtutjeshme.
“Njoftimin mund ta bëni përmes emailit të Ambasadës: [email protected] ose përmes numrit emergjent: +971 54 709 2109.Ju lutemi që këtë njoftim ta bëni në kohën sa më të shkurtër të mundshme.
Një veprim i tillë do të na ndihmojë në përditësimin dhe saktësimin e listës së personave të paraqitur deri më tani, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtutjeshme”, njofton Ambasada.




