Ambasadori britanik i shkon në zyrë Ramës, e përgëzon për mandatin e ri
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka zhvilluar sot një takim me të parin e Prishtinës, Përparim Rama.
Këtë e bëri të ditur vet ambasadori, i cili nëpërmjet një postimi në X, tha se Ramën e përgëzoi për rizgjedhjen e tij në krye të komunës së Prishtinës, transmeton Periskopi.
“Ishte kënaqësi të takoja Kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, këtë mëngjes. E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe diskutuam planet e tij për komunën”, ka shkruar Hargreaves.



