Ambasadori britanik: Mos na pyetni pse po bashkëpunojmë e po pijmë kafe me pushtetarët kosovarë
Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell duke folur për kërkesat e qytetarëve që ndërkombëtarët të mos bashkëpunojnë me pushtetarët e Kosovës, ai thotë se këtë gjë e kanë me patjetër.
Ambasadori britanik sqaron se ata duhet të punojnë me të zgjedhurit e shtetit dhe se nuk duhet të ketë kritika në këtë aspekt, transmeton Periskopi.
‘’Ne duhet të bashkëpunojmë me të zgjedhurit. Kur njerëzit kërkojnë që mos të kemi bashkëpunim, është si mos me bashkëpunu me Kosovën. Përgjegjësia mbetet tek ata. Unë do të bashkëpunoj me Qeverinë. Duhet të jemi të zëshëm. Do të furnizojmë qytetarët. Kritikat pse bashkëpunoni me ta, pse keni pirë kafe me ta? Nuk duhet të qëndrojnë”
Tutje ai për mos liberalizimin e vizave, ka thënë se edhe një politikan edhe një qytetar duhet të kalojë në procedura për vizë.
‘’Më vjen keq për këtë gjë. Nëse një politikan duhet me kërku vizën,duhet edhe një qytetar. Njejtë është . Shumica e qytetarëve e marrin vizën. Kritikët skëtu janë shumë më të zëshëm e sa në vende tjera’’, ka thënë O’Connell.
Ambasadori në Info Magazine është pyetur edhe për ikjen e madhe të të rinjve nga Kosova, për çka thotë se është shqetësuese. Megjithatë, O’Connell thekson se për të rinjtë më me rëndësi është rritja ekonomike se sa patriotizmi.
‘’Ne jemi shqetësuar duke e ditë që tash është folë shumë dhe unë vërej një humbje shprese. Këta qytetarë kanë humbë shpresë. Por diku ka një energji. Jam iinspiruar kur dëgjoj hiatori të të rinjve në Kosovë kur kërkojnë më mirë për shoqërinë. Nëse qytetarët e kërkojnë më zëshëm, edhe të mos humbin focus . Të ketë rritje ekonomike, për ta është më e rëndësishme se sa patriotizmi’’, shton ai/PERISKOPI/



