Ambasadori britanik shkon edhe te Haradinaj, flasin për “proceset që po kalon vendi”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilin tha se foli për proceset aktuale dhe marrëdhëniet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar.
“Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës. Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës”, tha Haradinaj./Periskopi/



