Ambasadori Delawie arrin në Kuvend
Në orën 16:00 parashihej të nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për të votuar për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
15 minuta pas, seanca nuk ka filluar ende, derisa disa prej deputetëve kanë filluar të mblidhen.
Aty është parë të ketë arritur edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie, i cili ka bërë thirrje të shpeshta për kalimin e marrëveshjes, si mundësi për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, shkruan Periskopi.
Në Kuvend ka arritur edhe kryeminsitri Ramush Haradinaj, i cili para mediave tha se shpreson që marrëveshja të kaloj sot. /Periskopi/




