Amber Rose trondit opinionin: Rri ‘cullak’ para djalit tim pesë vjeç
Aktorja Amber Rose ka thënë se ec e zhveshur rreth djalit të saj pesëvjeçar, Sebastianit, gjatë gjithë kohës.
Rose ka thënë se këtë e bën për një arsye.
Sipas saj, ajo ec e zhveshur në prani të tij që ta besoj në fuqinë e femrave. Ajo synon që ta bëj atë të ndihet rehat me trupin e femrave përkundër moshës së tij të re.
Rose, ka thënë se tashmë djali i saj është i vetëdijshëm për trupin e femrave, krahasuar me shokët e tij, shkruan Periskopi.
“Ai po rritet si një mashkull feminist që do t’i respektoj gratë. Gjithmonë e kam ëndërruar këtë, që kur djali im të jetë në shkollë shokët t’i thonë “njeri, ajo është një kur*ë”, apo “ç’kemi nga kur*at?”, dhe djali im t’i përgjigjet “nuk mund t’i thuash ashtu”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se Sebastiani do t’i mbushë pesë vjeç, por kjo nuk e pengon që të rri e zhveshur në sytë e tij. /Periskopi/











