Ambra tregon dhimbjen që ka përjetuar: U futa në operacion dhe 99% nuk dilja gjallë prej atje

Ambra tregon dhimbjen që ka përjetuar: U futa në operacion dhe 99% nuk dilja gjallë prej atje

Ambra flet me Marjusin dhe me Enidën dhe u tregon atyre për problemet e mëdha shëndetësore që ka pasur, duke u shprehur se ka qenë në prag të vdekjes dhe e ka shpëtuar Zoti.

“Brenda një muaji më ka plasur pankreasi po në të njëjtën pishinë. Më kanë lënë dy ditë në spital të Shkodrës vetëm për të bërë një skaner sepse i bëja në privat ngaqë ishin më të mirë. Kisha shumë dhembje ato dy ditë. Më pas do dilja nga spitali dhe do të shkoja në spital në Tiranë, kur mjekët thanë se isha anemike, por unë nuk kam pasur probleme dhe isha bërë gjatë kohës që isha aty. Mamaja është bërë shumë keq.

Kam qenë në gradë të fundit komplet. Pesë ditë në spital mundoheshin që të më përmirësonin duke marrë ilaçet më të shtrenjta, por nuk kisha asnjë përmirësim. Më bënë skaner, rezonancë dhe dolën mirë. Por pasi bëra eko dolën të tëra të zezat. Më erdhën të gjithë të afërmit. Mamaja më ka qëndruar gjatë gjithë kohës në spital. Më ka shpëtuar Zoti, pasi doktori tha se vajza nuk del e gjallë me 99 për qind nga operacioni. Kam qëndruar 4 orë në operacion dhe gjithçka shkoi mirë falë Zotit. Që atëherë nuk kam pasur më probleme”,- tregon ajo teksa Enida dhe Marjusi janë habitur me këtë rrëfim. /Blitz/

Shpërndaje në: