American Music Awards do të frymojë shqip
Dy këngëtaret me famë botërore, por me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha do të prezantojnë American Music Awards.
Përpara ceremonisë vjetore të American Music Aëards, kush nga yjet botërore do të prezantojnë eventin e madh muzikor.
Një mori personazhesh të famshëm do të moderojnë AMA-s dhe përfshijnë disa prej emrave më të mëdhenj në muzikë, televizion dhe film.
Më parë u lajmërua se një nga prezantueset do të jetë Rita Ora, ndërsa vjen edhe lajmi se midis tyre është dhe Bebe Rexha.
Një sukses i jashtëzakonshëm ky për këngëtaren me origjinë shqiptare.
Ndërsa, këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa pritet të perfomojë në AMA-s dhe paralajmëroi se do të vijë plot supriza.
Midis yjeve që do prezantojnë janë The Chainsmokers, Normani, Rita Ora, Sara Gilbert, Macaulay Culkin, Billy Eichner, Amber Heard, Heidi Klum, Tyra Banks, Busy Philipps, John Stamos dhe Constanceëu.
Kurse, personazhet që do performojnë janë Taylor Sëift, Camila Cabello, Cardi B, Mariah Carey, Halsey, Jennifer Lopez, Ella Mai, Shaën Mendes me Zedd, Carrie Underëood, Khalid, Ciara, Post Malone dhe shumë të tjerë.



