Amerikanët e kanë lirinë të udhëtojnë kudo, përveç në këto vende
Amerikanët nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në 184 shtete, kështuqë pasaporta amerikane është në mesin e gjashtë dokumenteve më të forta në botë, sipas Henley Passport Index.
Megjithatë, qytetarët amerikanë kanë nevojë për vizë konsullore kineze për të vizituar Murin e Madh të Kinës ose për të eksploruar Qytetin e Ndaluar. Nga ana tjetër, kostoja e një pagese ditore dhe udhëzimet e rrepta të turistëve amerikanë e mbajnë larg nga Butani.
Qeveria amerikane ndalon amerikanët të udhëtojnë në Korenë e Veriut, dhe kur bëhet fjalë për Iranin, Departamenti i Shtetit I paralajmëron qytetarët të mos udhëtojnë në atë vend për shkak të rrezikut nga rrëmbimi, arrestimi dhe burgimi, percjell Periskopi.



