Analisti Arton Demhasaj aderon në AAK
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka njoftuar se drejtori i Organizatës FOL, Arton Demhasaj, i është bashkuar kësaj partie.
Haradinaj njoftoi se Demhasaj do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet.
“Arton Demhasaj bashkohet me ne si kandidat për deputet. Ka punuar për 16 vjet si aktivist në shoqërinë civile. Ka qenë bursist i Ambasadës amerikane në programin për transparencë. Ka qenë i angazhuar për 10 vjet si analist në televizionet nacionale”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj në prezantimin e Demhasajt në AAK.
Demhasaj ka qenë aktiv në vitet e fundit si analist juridik dhe politik në disa televizione në Kosovë.



