Analisti i nderuar: Sipas Kurtit, në krye të shtetit është një tradhtare

Analisti i nderuar: Sipas Kurtit, në krye të shtetit është një tradhtare

Analisti Fadil Hoxha ka lënë të nënkuptohet se presidentja Vjosa Osmani është një tradhtare, duke e arsyetuar me faktin se “nëse demarkacioni ishte gabim dhe u votua kjo do me thënë falje e territorit një shteti tjetër që do të thotë tradhti ndaj vendit dhe vepër penale, e dënueshme me shumë vjet burg”.

“Kryeministri Kurti po vazhdojka me konsideru ende se demarkacioni me Malin e Zi ka qene gabim dhe Kosova ka humbë 8200 hektarë.

Presidentja Osmani, e zgjedhur nga partia e Kurtit, e ka votuar atë demarkacion”, ka thënë z.Hoxha.

Ai tutje shtoi se në krye të shtetit, kryeministri Kurti ka vënë një tradhtare.

Më poshtë postimi i plotë pa ndërprerje i z. Hoxha:

Kryeministri Kurti po vazhdojka me konsideru ende se demarkacioni me Malin e Zi ka qene gabim dhe Kosova ka humbë 8200 hektarë.

Presidentja Osmani, e zgjedhur nga partia e Kurtit, e ka votuar atë demarkacion.

Nëse demarkacioni ishte gabim dhe u votua kjo do me thënë falje e territorit një shteti tjetër që do të thotë tradhëti ndaj vendit dhe vepër penale, e dënueshme me shumë vjet burg.

Pra, kryeministri Kurti na ka vënë në krye të shtetit një tradhëtare të shtetit!/PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: