Analiza e Periskopit se si do të përfundojë rënditja e Top 6 e Premier Ligës
Kanë mbetur edhe 11 ndeshje që të luhen në Premier Ligën Angleze. Kjo ligë sipas të gjitha gjasave sivjet do të jetë e Manchester Cityt të Guardiolës.
Por deri në fund për tri pozitat e tjera që dërgojnë në Ligën e Kampionëve do të luftojnë Manchester United, Liverpool, Chelsea dhe Tottenham. Arsenali është me gjasa tejet të vogla për të siguruar vendin që dërgon në kualifikime për Champions League, pasi që momentalisht është tetë pikë larg Chelseat që e mbanë pozitën e katërt. Përfundimisht sipas Periskopit këto dy skuadra do të përfundojnë jashtë top katërshes.
Gjithsesi, Arsenali ende ka shpresë për Champions League, pasi që luan në 1/8 të finales së Europa League dhe siç e dimë fituesi i kësaj kupe automatikisht kualifikohet direkt në ChampionsLeague.
Periskopi ka bërë një analizë për të gjitha ndeshjet e mbetura të Top 6-tës së Premier Ligës dhe se si kjo ligë do të përfundojë në fund të këtij sezoni.
Renditja tabelore momentale gjashtë vendeve të para:
- Manchester City – 72 pikë
- Manchester United – 56 pikë
- Liverpool – 54 pikë
- Chelsea – 53 pikë
- Tottenham – 52 pikë
- Arsenal – 45 pikë
Ndeshjet e javës së 28’të:
Liverpool – West Ham. Pritet një fitore e radhës e skuadrës së Jurgen Klopp. Në ndeshjen e parë Liverpool ka fituar me rezultat 4:1, në fushën e WestHamit. Liverpooli vjen pas një fitore të lartë në Champions League ndaj Portos me rezultat 5:0. Parashikimi: Fitore e Liverpoolit.
Manchester United – Chelsea. Të dy ekipet janë në formë të luhatëshme. ‘Djajtë e kuq’ vijnë nga një humbje nga Newcastle. Ndërsa ‘blutë’ vijnë pas një fitore kundër West Bromwich me rezultat 3:0, por në dy javët paraprake bënë dyë humbje rresht – kundër Bournemouth dhe Watfordit. Me të dy ekipet që njihen për lojë defansive, parashikimi ynë është barazim.
Arsenal – Manchester City. Skuadra e Arsene Wengerit në këtë sezon po luan mirë në ndeshjet në shtëpi, prej 13 ndeshjeve ata kan fituar 10, kanë barazuar dy dhe kanë humbur një herë. E njejta statistikë është edhe për Manchester Cityn në ndeshjet që luan si mysafir. Ata të vetmën humbje e kanë nga Liverpooli. Me Manchester Cityn në një largësi të madhe nga vendi i dytë dhe me një Arsenal që po lufton për pozitën e katërt, nuk paramendohet një humbje e ndonjërës skuadër, pra parashikimi i Periskopit është barazim.
Ndërkaq, Tottenham pritet të fitojë ndaj Crystal Palace.
Në xhiron e 29-të, derbi i javës zhvillohet mes Manchester Cityt dhe Chelseat. City vjen pas ndeshjes kundër Arsenalit që zhvillohet tre ditë më herët. Parashikimi i Periskopit: Barazim.
Të gjitha katër skuadrat tjera sipas nesh do të shënojnë fitore. Liverpool – Newcastle, Brighton – Arsenal, Tottenham – Huddersfield, Crystal Palace – Manchester United.
Xhiroja e 30-të do të sjell derbin më të madh anglez mes Manchester United dhe Liverpoolit. Parashikimi i Periskopit pas një mbrojtje të fortë të Manchesterit dhe sulm të fortë të Liverpoolit është barazim.
Të gjitha katër skuadrat tjera do të fitojnë, Arsenal – Watford, Stoke – Manchester City, Bournemouth – Tottenham, Chelsea – Crystal Palace.
Në gjiron e 31-të pritet të fitojnë thuajse të gjithë pesë ekipet e para, në dyshim është vetëm Chelsea pasi që luan kundër Burnleyt të papërshtatshëm për ekipet e mëdha, megjithatë ne parashikojmë në një fitore të mundimshme të Chelseat. Ndërsa Arsenali do të këtë punë të vështirë kundër Leicesterit si mysafir, prandaj për këtë ndeshje parashikojmë se do të përfundojë me barazim.
Tottenham do të ketë punë relativisht të lehtë kundër Newcastlet në shtëpi, parashikimi i Periskopit: fitore e Tottenhamit. West Hami do të mundohet të i shkaktoj probleme ManchesterUnitedit, por ‘djajtë e kuq’ janë në luftë gjithmonë me Liverpoolin dhe nuk dëshirojnë të ja lejojnë vendin e dytë, andaj themi se Manchester United do të fitoj; me një rezultat të ngushtë siç prej 1:0.
Manchester City do të ketë fitore të sigurt ndaj Brightonit – nuk ka nevojë për parashikim.
Në gjron e 32-të përveç Unitedit dhe Liverpoolit, tjerat do të kenë punë të vështirë.
Liverpool do të luaj kundër Crystal Palace si mysafir dhe pritet një fitore eJurgenKlopp. Manchester United do të ketë punë me Swansean, pra pritet që skuadra e Mourinhos të fitojë.
Manchester City pritet të ketë punë të vështirë kundër Evertonit, por nuk ka rëndësi, pasi që para kësaj xhiroje ata do ta sigurojnë triumfimin e Premier Ligës. Parashikimi i Periskopi: barazim.
Arsenali sipas nesh do të fitojë kundër Stoke të Xherdan Shaqirit, pasi që luan në Londër.
Chelsea dhe Tottenham do të luajnë derbin e javës, dy skuadrat do të luftojnë për fitore, por sipas nesh në fund do të përfundojë barazim.
Në gjiron e 33-të do të kemi super derbin mes Manchester Citit dhe Manchester Unitedit. Guardiola thuajse gjithmonë ka dalur fitues kundër Mourinhos, andaj edhe në këtë ndeshje pasi që Manchester City synon të ja barazoj rekordin eManchesterUnitedit, atë me më së shumti fitore (18) në një sezon dheChelseat që mbanë rekordin për më së shumti pikë në një sezon të Premier Ligës, gjithsej 95.
Arsenali pritet të fitojë kundër Southamptonit.
Liverpool do të luaj si mysafir, por do të udhëtojë në ‘këmbë’, pasi që luan kundër Evertonit. Kjo ndeshje gjithmonë ka sjellur spektakël, një Everton që me një formë jo të qëndrueshme pritet që të mos i bëj ndonjë problem Liverpoolit që synon pozitën e dytë. Pra, parashikimi ynë është që fiton Liverpooli.
Chelsea sipas nesh do të fitojë kundër West Hamit.
Në Stoke City gjithmonë frynë era dhe është ftohtë, kështu që Tottenhami do të ketë punë të vështirë, megjithatë skuadra e Pochetinos, pritet të fitojë, pasi që i rrezikohet pozita e katërt nga Chelsea. Parashikimi ynë: fitore e Tottenhamit.
Xhiroja e 34:
Liverpool luan në shtëpi kundër Bournemouth dhe parashikimi ynë është fitore e skuadrës së JurgenKlopp.
Manchester United, po ashtu do të ketë punë të lehtë kundër WestBromwichAlbion në shtëpi. Fitore e Mourinhos.
Chelsea udhëton në Southhampton dhe të ketë punë të vështirë. Sipas të gjitha gjasave, do të përfundojë në barazim.
Arsenal duhet të udhëtojë në Newcastle, dhe skuadra e Benitezit vazhdon të kalojë në formë të luhatshme. Prandaj, Periskopi pretendon që do të ketë një barazim.
Ndeshja më interesante e kësaj jave mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt, sipas nesh pritet të përfundojë në barazim.
Në gjiron e 35-të, të gjitha skuadrat sipas Periskopit do të fitojnë. Arsenal – WestHam. Bournemouth – Manchester United. Brighton – Tottenham. Chelsea – Huddersfield. West Bromwich – Liverpool.
Në gjiron e 36-të, Manchester United do të luaj kundër Arsenalit dhe parashikimi ynë është fitore e Manchesterit. Katër skuadrat tjera do të fitojnë sipas nesh. Liverpool – Stoke, Tottenham – Watford, Swansea – Chelsea, WestHam – Manchester City.
Në gjiron e 37-të, Chelsea luan kundër Liverpoolit, dhe parashikimi ynë është barazim. Të gjitha katër skuadrat tjera do të fitojnë. Arsenal – Burnley, Brighton – Manchester United, Manchester Ciyt – Huddersfield, West Bromwich – Tottenham.
Në gjiron e fundit: Në gjiron e fundit pritet të fitojnë të gjithë top gjashtë.
Renditja e gjashtë skuadrave të para në Premier Ligë, para xhiros së 28-të:
- Manchester City – 72 pikë
- Manchester United – 56 pikë
- Liverpool – 54 pikë
- Chelsea – 53 pikë
- Tottenham – 52 pikë
- Arsenal – 45 pikë.
Renditja në fund të kampionaitit sipas parashikimit të Periskopit:
- ManchesterCity – 99 pikë (72 + 27)
- Liverpool – 83 pikë (54 + 29)
- ManchesterUnited – 82 pikë (56 + 26)
- Tottenham – 79 pikë (52 + 27)
- Chelsea – 78 pikë (53 + 25)
- Arsenal – 69 pikë (45 + 24)



