Analiza e xhiros së tretë në Premier Ligë: A kemi treshe të madhe?
Java e tretë në Premier Ligë u përmbyll me fitoren e Manchester Cityt ndaj West Ham-it me rezultat 3 me 1. Fitore të lehtë ka pasur edhe Chelsea ndërkohë që Man.United ani pse ka fituar vetëm në fund, i ka dominuar plotësisht tigrat e Hullit.
Kjo javë i ka prodhuar 22 gola ose 2,2 gola për ndeshje që është poshtë nivelit mesatar në Premier Ligë. Ndeshja më interesante ka qenë ajo ndërmjet Spurs dhe Liverpool që përfundoi me barazim.
Fitore të lehtë pati edhe Arsenali, që e mposhti me lehtësi Watfordin në Vicarage Road. Në këtë ndeshje prej fillimit luajti Granit Xhaka dhe loja e tij ishte e jashtëzakonshme. Topçinjtë ishin mjaft kreativ në sulm, agresiv në mesfushë por prapë, të brishtë në mbrojtje.
Në tabelë shohim tri skuadra që nga tri ndeshje i kanë nga tri fitore: Chelsea, Man.United dhe City. Këto ekipe, përveç startit të mirë kanë bërë edhe lojë të sigurtë. Lojtarët e transferuar sivjet apo në vitet e fundit, duket të jenë vendimtarë. Te Chelsea po impresionon sidomos Kante. Te United, po shquhen të gjithë të ardhurit: Pogba, Ibra por edhe Bailly. Kurse te City, veç perëndisë Aguero, po luajnë mirë edhe treshja 200 milionëshe e vitit të kaluar De Bruyne e Sterling, ndërsa fillim të mbarë ka John Stones.
A kemi të bëjmë me një treshe të madhe që do të luftojë për titull? Po, padyshim. Për shkak të lojtarëve cilësorë që i kanë trashëguar dhe për shkak të lojtarëve cilësorë të transferuar, këto ekipe duken të pamposhtshme.
Federata Angleze megjithëse iu ka dhënë nga 100 milionë funte ekipeve për t’u përforcuar, ato ose kanë investuar pak, ose hiç. Hull City, për shembull, nuk e ka bërë asnjë transferim. Në shenjë pakënaqësie trajneri ikonë i klubit, Steve Bruce, është dorëhequr. Arsenali megjithëse i transferoi vetëm 10 milion funte vitin e shkuar, ka dështuar të lë shenjë edhe këtë sezon. Me mjaft dyshim shihen edhe transferimet e Liverpool dhe ato të Tottenham. Ndërkohë që Everton ka dështuar krejtësisht në këtë aspekt. Në gjithë këtë varg dështimesh, natyrshëm, kanë përfituar tri ekipet e mëdha – të cilat janë bërë të mëdha përmes transferimeve
Arsenal me marrjen e Mustafit dhe Perezit, mund të jetë favoriti kryesor për vendin e katërt. Por, pranë saj, sa i përket cilësisë momentale, janë edhe Liverpool, Tottenham, West Ham e Leicester e ndoshta edhe Palace e Everton.
Për të cilën pozitë, duket se do të jenë në luftë edhe Liverpool, Tottenham, Everton, Leicester e ndoshta edhe Palace e West Ham.
Ky është formacioni i javës:
Mandanda | Bellerin – Stones – C.Davies – J.Milner | Xhaka – Antonio – David Silva – Sterling | Vardy – Defoe
Lojtari më i mirë i javës: David Silva



