Anceloti tregon arsyet e humbjes
Trajneri i Bayren Munchen, Carlo Anceloti ka folur pas humbjes kundër PSG-së në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Ai ka thënë se për formacionin ka menduar gjatë, mirëpo duhet t’i pranoj kritikat.
“Kam menduar shumë gjatë rreth formacionit. Në fund më duhet t’i pranoj kritikat, por nuk e kam problem”, tha Ancelotti pas ndeshjes për Sky.
Ai ka folur edhe për Ribery, ku tha se nuk ka ndonjë problem, por zgjedhja për ta lënë jashtë ishte teknike.



