“Ancelotti ikën në janar ka firmosur për një skuadër kineze”, e thotë ish-futbollisti i Bayernit

“Ancelotti ikën në janar ka firmosur për një skuadër kineze”, e thotë ish-futbollisti i Bayernit

Ish-futbollisti i Bajern Mynih, Mario Basler, ka lëshuar “bombën” që mund të tronditë futbollin gjerman dhe të ndryshojë plotësisht tablonë në Bundesligë.

Sipas Basler, për disa vite pjesë e Bajern Mynih gjatë karrierës si futbollist, Karlo Ançeloti do të largohet në janar pasi ka gjetur akordin me një klub kinez.

basler

“Më kanë thënë se Ançeloti ka nënshkruar që tani kontratën e tij në Kinë”, tha Basler për “sport1”. “Nga ajo që kuptoj unë, ai mund të largohet që në janar pasi atëherë fillon sezoni i ri atje. Nuk mund ta konfirmoj me 100% siguri, por ju them se burimi im është shumë i besueshëm”.

anceloti myler

Në mediat gjermane ka filluar prej kohësh “gjyqi” ndaj trajnerit italian për shkak të paraqitjeve aspak bindëse që ka dhuruar Bajern Mynih në këtë sezon, e fundit ajo ndaj Hofenhajm që e mundi 2-0.

Por kritikat më të mëdha janë sidomos për situatën që po kalon Tomas Myler, një nga emrat më të dashur për tifozerinë e klubit, i cili ka përfunduar në stolin e rezervave.

 

Shpërndaje në: