Ancelotti: Nuk e nënvlerësuam Rostov-in

Ancelotti: Nuk e nënvlerësuam Rostov-in

Tekniku italian beson se më shumë i kanë kushtuar gabimet se sa mos serioziteti i skuadrës në takimin e sotëm. Rostov përmbysi rezultatin nga 0-1 në 3-2 për të fituar ndaj Bayernit.

“Ne nuk e kemi nënvlerësuar Rostov-in” tha Ancelotti për faqen zyrtare të klubit.

“Ne nuk patëm paraqitje të mirë, ky është shkaku i humbjes, në pjesën e dytë ne gabuam shumë. Për momentin jemi në momente të këqija” përfundoi Ancelotti.

Bayern është në krizë të rezultatësh pasi që është mposhtur edhe nga Borussia Dortmund në javën e fundit në Bundesligë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: