Ancelotti: Topin e Artë duhet ta fitojë gjithmonë Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo duhet të jetë gjithmonë fituesi i Topit të Artë, sipas ish-trajnerit të Real Madrid, Carlo Ancelotti.
Ronaldo dhe Lionel Messi kanë dominuar këtë çmim për një dekadë, duke fituar trofeun pesë herë secili, por ata po përballen me konkurrencë të ashpër për çmimin në vitin 2018.
”Unë jam mirënjohës ndaj Ronaldos, për golat që ai i ka shënuar sa ishim në Madrid që na sollën Ligën e Kampionëve”.
”Jam i lumtur që ai luan në Itali tani, ai është një vlerë e shtuar për çdo ekip, mendoj se ai gjithmonë duhet ta fitojë Topin e Artë”, deklaroi Ancelotti, i cili drejton ekipin e Napolit dhe do ta ketë përballë sulmuesin portugez nesër./Periskopi/



