Anderlechti e kishte korruptuar gjyqtarin në gjysëmfinalen e UEFA Cup 1983
Zyrtarët e klubit futbollistik belg Anderlecht ishin parë në dhomën e referit Emilio Guruceta para pjesës së dytë të UEFA Cup 1983/1984, ku ekipi belg zhvillonte ndeshjen kundrejt Nottingham Forest.
Zyrtari spanjoll kryesoi fitoren 3-0 të Anderlechtit, i cili dha një penallti të dyshimtë dhe një gol nga pozicioni jashtë loje, raportoi “Foufourtwo”, transmeton Periskopi.
Guruceta mori një pushim gjashtëmujor nga futbolli pas barazimit, mes thashethemeve për marrjen e një “ryshfeti” prej 20,000 funta nga belgët.
Në vitin 1997, dhjetë vjet pas vdekjes së zyrtarit në një aksident me makinë, UEFA pezulloi Anderlechtin për një sezon pasi prova e ryshfetit u argumentua përfundimisht./Periskopi/



