Anderson: Dua të transferohem në Manchester United
Mesfushori brazilian, Felipe Anderson ka deklaruar se me dëshirë do të luante për një skuadër si Manchester United.
Anësori i Lazios ka një kohë të gjatë që lidhet me një kalim te gjiganti anglez por që asnjëherë nuk u realizua ky transferim.
Lazio i ka vendosur çmimin prej 47 milionë eurove.
“Çdo lojtarë ëndërron të luajë në skuadra si United”.
“Pas sezonit të parë shumë të mirë ky i dyti ka kaluar më shumë fjalë rreth meje”.
“Jam duke i shijuar pushimet tani, nuk jam duke menduar edhe aq për të ardhmen”, ka thënë Anderson. /Periskopi/



