Andin Hoti: Ndoshta më 2018 do ta lejojë ndonjë vajzë të ma rrëmbejë zemrën
Është një nga deputetët më të ri të Kuvendit të Republikës së Kosovës, por jo i ri edhe në fushën e politikës. Andin Hoti, ka vite që është pjesë e politikës në grupet e të rinjve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në një intervistë për Indeksonline, Djali i veprimtarit Ukshin Hoti e ka kujtuar si sfidues vitin 2017, jo vetëm për vete – por edhe për shtetin e Kosovës, ku më shumë se gjysma e vitit ishte e ngarkuar me fushata dhe me Qeveri stabile.
Për dallim prej intervistave tjera, në këtë Hoti foli edhe për jetën e tij private.
Tha se këngëtaret e preferuara të tij janë Vaqe Zela, Eli Fara, Shkurte Fejza, ndërsa tani po preferon edhe këngët e Arilena Arës dhe Elina Dunit.
Ai u pyet se ndonjë vajzë i ka rrëmbyer zemrën ende.
Ai u përgjigj shkurt.
“Jo”.
Ndërsa, kur u pyet për planet e vitit 2018, ai tha se ndoshta do ta lejojë dikë t’ia rrëmbej zemrën.
“Ndoshta, në 2018 do të lejojë edhe rrëmbimin e zemrës”, tha Hoti.



