Andin Lokaj: Kualifikimi i Kosovës në Botëror do të ishte një nga ditët më të rëndësishme të shtetit tonë

Andin Lokaj: Kualifikimi i Kosovës në Botëror do të ishte një nga ditët më të rëndësishme të shtetit tonë

Njëri nga komentatorët më të pëlqyer të sportit për publikun shqiptar, Andin Lokaj, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka thënë se kualifikimi i Kombëtares së Kosovës në Botërorin 2026, që do të mbahet në Amerikë, do të shënonte një ndër ditët më të rëndësishme të shtetit tonë.

“Matematika është e thjeshtë. Nëse shkojmë me plasman direkt, të shtunën duhet të fitohet me Slloveninë, ndërsa duhet të pritet një barazim mes Suedisë dhe Zvicrës, dhe pastaj dueli direkt në Prishtinë të martën, që do të kishte qenë një ditë feste për shtetin tonë. Nëse ndodh kjo, e martja do të ishte ndër ditët më të rëndësishme”, ka thënë Lokaj.

Për ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës, që pritet të zhvillohet ditët e ardhshme, Lokaj ka thënë se të dy ekipet janë të fuqishme dhe po kalojnë momente të mira në lojën e tyre.

Ai ka komentuar edhe formën e mirë të Kosovës, duke ia atribuar këtë sukses lojtarëve të Kombëtares, por edhe disiplinës së trajnerit Franko Foda.

“Një prej elementeve është edhe ajo: prurjet e reja. Kemi lojtarë kualitativë, kemi një mbrojtës mjaft të mirë, një aset të jashtëzakonshëm Albion Hajdarin. Po ashtu Leon Abdullahu dhe më pas normalisht edhe performanca e Kreshnik Hajrizit. Por kryesorja është disiplina e Franko Fodës. Foda ka sjellë një frymë krejt tjetër”, ka thënë Lokaj./Periskopi/

Shpërndaje në: