Andorra shkruan historinë

Andorra shkruan historinë

Andorra ka shënuar edhe fitoren e dytë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, duke e mposhtur Hungarinë me rezultat 1 me 0.

Me këtë fitore Andorra ka shkruar histori në historikun e kësaj kombëtare.

Andorra ka arritur që për herë të parë në histori të shënoi dy fitore brenda një viti kalendarik, pasi kishte mposhtur këtë vit edhe San Marinon, 2:0.

Kujtojmë se Andorra me fitoren ndaj San Marinos, i dha fund pritjes 13 vjeçare pa fitore. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: