Andrea Pirlo asistent i Mancinit te Italia
Andrea Pirlo do të emërohet si ndihmës i Roberto Mancinit në krye të ekipit kombëtar të Italisë.
Pirlo u tërhoq nga futbolli në fund të vitit të kaluar tek klubi i Neë York City në Major League Soccer.
Pengesa e vetme mbetet se Pirlo mund të bëhet analist i Sky për ndeshjet e Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Megjithatë, kjo besohet të jetë formalitet dhe Pirlo është gati të kompletojë përbërjen e stafit të Mancinit – pasi ai kërkon të ringjallë pasurinë e kombëtares.



