Andrea Pirlo: Do të ‘çmendesha’ po të isha në fushë dje (Video)
Andrea Pirlo ka komentuar ndeshjen e djeshme ndërmjet Realit dhe Juventusit
Vazhdon debati i ndeshjes së djeshme, ku Reali e pa vetën duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League vetëm pas një penalltie të dyshimtë e cila u dha në minutën e 93-të, transmeton Periskopi.
“Dëshira për të fituar ekziston gjithmonë,” u shpreh Pirlo.
“Penalltia u dha shumë lehtë, unë mendoj që gjyqtari do të duhej ta vazhdonte lojën në atë rast.
“Nëse unë do të isha në fushë dje, do të më djegte fortë, pasi kur ju luani një ndeshje të tillë dhe shansat për të luajtur akoma shuhen 10 sekonda para fundit, kjo gjë të çmend,”. /Periskopi/



